Policia ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës/ Pas shkarkimit të Aida Demit

0

Policia ka zbarkuar ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, për kontrolle. Pas shkarkimit të drejtoreshës së kësaj Kadastre Aida Demi, policia ka nisur kontrolle për dokumente në kuadër të një hetimi. Policia po ashtu ka vazhduar dhe me kontrolle në pronat dhe banesat e familjes së Demit.

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale. Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni. Demi e ka mbajtur këtë post që nga muaji shtatori i vitit 2021.

Artikulli i mëparshëmSPAK jep pretencën për Safet Gjicin/ 4 vite e 6 muaj burg ish-kryebashkiakut të Kukësit
Artikulli i radhësRealiteti i pabarazisë globale të pasurisë zbulohet në Davos/ 1 përqind i popullsisë zotëron gati gjysmën e pasurisë globale