Samiti për Ukrainën / Vuçiç, fituesi i vetëm

0
Rama vucic zelenski

Fituesi i vërtetë i samitit për Ukrainën nuk ka qenë as mikpritësi kryesor, Edi Rama, as i ftuari i tij i nderit Vlodymir Zlenski, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai u ka imponuar pjesmarrësve të tjerë konkluzionet e deklaratës përfundimtare pas mbledhjes disa orëshe që u mbajt mesditën e së mërkurës në Tiranë.

Në një intervistë për televizionin serb RTS, Vuçiç tha se zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës.

Ai këmbënguli se Serbia nuk mund të bënte kompromise. ‘Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe aty nuk përmendet ndikimi keqdashës rus’, tha Vuçiç.

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi keqdashës” i Rusisë mbi vendet e rajonit, pasi delegacioni serb këmbënguli se ai mund të shtonte se në këndvështrimin e tij mund të kishte palë të tjera më të rrezikshme.

“Ne kemi disa emra shtetesh të tjerë për ndikimin keqdashës të të cilëve mund të flasim. Ne zhvilluam zgjedhje, kështu që e pamë si dukej ky ndikim. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pas këmbënguljes sonë hoqën këtë perifrazim, – theksoi Vuçiç.

Ne nuk mund ta pranonim këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Ai arriti të heqë nga dokumenti i konkluzioneve edhe nënshkrimin e Republikës së Kosovës. “Ne nuk mund të pranojmë që të gjitha shtetet të firmosnkn veçan, sepse ky format deklarate do ta njihte Kosovën” tha ai

Ndyshimin e draftt fillestar e pranoi edhe  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kur komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”.

Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Sa herë që ka deklarata ku përfshihen disa shtete drafti final është produkt kompromisi, sepse ndodhemi mes dy alternativave, njëra është të mos ketë një deklaratë dhe alternativa tjetër është të gjendet një emërues i përbashkët. Është e vërtetë që në tekst që mungon pjesa e sanksioneve, por deklarata është e fortë, se pavarësisht nuancave dhe konflikteve të tjera, roli i rusisë si agresor del i qartë”, tha Peleshi gjatë një interviste për Abc Nevs.

Kështu linja e delgacionit serb u bë vendimtare për hartimin e deklaratës të përbashkët konsensuale të samitit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën duke mos përmendur sanksionet kundër Rusisë. 

Këtë qasje Vuçiç e konfirmoi vetë që në mesditë, para mediave, duke hyrë në selinë e pallatit të kongreseve në Tiranë.

“Kemi disa propozime për deklaratën e përbashkët, diskutimet zgjatën gjithë natën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them (për sanksionet) është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë” tha ai, duke iu referuar refuzimit serb për ti’u bashkuar sanksioneve perendimore.

Ashtu sikurse mund të lexohet në deklaratën përfundimtare, as sanksionet, as ndikimi keqdashës i Rusisë nik j përmendën në tekst.

Vetëm pas këmbëbguljes serbe pjesëmarrësit e tjerë janë pajtuar me tekstin e propozuar të deklaratës.

Në samit marrin pjesë presidentja e Moldavisë Maja Sandu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto.lapsi.al

Artikulli i mëparshëmErdogan: Rusia dhe Ukraina t’i japin një shans diplomacisë, jemi gati për ndërmjetësim
Artikulli i radhësGol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: Poker i zikaltërve ndaj Atalantës me aromë titulli