Gjykata e Lartë amerikane ‘lëviz shpejt’, do të vendosë mbi pretendimet për imunitetin e Trump

0

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump është i imunizuar nga ndjekja penale me akuzat për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.

Gjykata e shumicës konservatore 6-3 vendosi të mërkurën të dëgjojë pretendimet e zotit Trump se ai duhet të mbrohet nga përgjegjësia penale.

Vendimi shënon herën e parë që gjykata shqyrton një çështje të tillë.

Një panel i Gjykatës së Apelit në SHBA ka hedhur poshtë tashmë argumentin e zotit Trump se ai gëzon imunitet presidencial.

Trump kishte pohuar në çështjen ligjore historike se ai ishte i imunizuar nga të gjitha akuzat penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.

Por gjykata vendosi unanimisht kundër 77-vjeçarit, duke shkruar se: “Ne nuk mund të pranojmë pretendimin e ish-presidentit Trump se një president ka autoritet të pakufizuar për të kryer krime që do të neutralizonin kontrollin më themelor të pushtetit ekzekutiv – njohjen dhe zbatimin e zgjedhjeve, rezultatet.”

Ai e apeloi rastin në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi të pezullohej vendimi.

Trump u akuzua vitin e kaluar për manipulim të dëshmitarëve dhe komplot për të mashtruar SHBA-në në gjykatën federale në Uashington DC mbi përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden.

Ky gjyq fillimisht ishte caktuar për në mars.

Gjykata e Lartë ka planifikuar të shqytojë argumentet në këtë çështje më 22 prillit, që do të thotë se data e gjykimit në Uashington DC do të shtyhet ndërsa gjykata e lartë do të shqyrtojë çështjen.

Në urdhrin e saj të shkurtër, Gjykata e Lartë tha se do të peshojë: “Nëse po, në çfarë mase një ish-president gëzon imunitet presidencial nga ndjekja penale për sjellje që supozohet se përfshin akte zyrtare gjatë qëndrimit të tij në detyrë.”

Trump ka pohuar në rastin e përmbysjes së zgjedhjeve se ai ishte i imunizuar nga akuzat penale për akte që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.

Kandidati kryesor republikan për president po përballet me një mori akuzash të tjera penale federale dhe shtetërore./BBC

Artikulli i mëparshëmRënia e yllit të Sokol Ballës: Nga Lavdia te vetë-sponsorizimi në rrjetet sociale
Artikulli i radhësMungon metadoni, mbi 200 persona i rikthehen heroinës në Durrës: Bëhet qëllimisht! Duan ta shesin nën dorë