Ermal Mamaqi, “lavatriçja” e milionave të Ilir Beqajt; pse e amnistoi SPAK komikun që bën jetë luksi?

0

Pasi e amnistoi për muaj të tërë, Prokuroria e Posaçme vendosi sot të dërgojë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj. Sado u përpoq ky i fundit të hidhte pa fund lekë dhe të përdorte besimin e Ramës, sërish nuk ja doli.

Për aferat në shëndetësi ja doli të rrijë larg burgut, por pa u mbyllur mirë plaga e parë, Beqaj nxitoi të vidhte fondet e BE, gjë që nuk mund të kalonte në heshtje nga ndërkombëtarët.

SPAK ka treguar sot se si u përdor lokali “Gzona” për pastrim parash, lokal që dyshohet që është i Beqajt, por ka fshehur pronësinë.

Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj. dhe Ermal Kurtulaj. Në rastet kur projektet e monitoruara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt. Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtulaj me restorantin “G…..””, shprehet SPAK.

Por nëse shohim njoftimin e SPAK, konfirmohet ajo që paralajmëroi “Pamfleti” që më 8 shkurt se kishte një ujdi në SPAK që Ermal Mamaqi të lihet jashtë hetimit për faturat që i dha Ilir Beqajt. Ai dhe lokali i tij i përdorur si lavatriçe parash, nuk përmenden nga SPAK. 

Agjentët e BKH, janë urdhëruar nga prokurorët e çështjes, që për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, të vazhdojë procesi lidhur me faturat false, ndërsa për Ermal Mamaqin të ndërpritet hetimi.

Që do të thotë, se prej datës 1 shkurt 2024, ndaj Mamaqit dhe 4 bizneseve e pasurive legale e pasurive të fshehura të tij, nuk do të bëhet më hetim; ndërsa provat që BKH mblodhi në tatime, doganë, kadastër, polici dhe në ente e shërbime të tjera publike, janë konsideruar pa vlerë.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, hetimi për komikun Ermal Mamaqi, është pushuar pas ujdisë së bërë në SPAK, mes trupës së prokurorëve, duke e trajtuar si person publik pa precedentë dhe gjoja për mungesë provash bindëse.

Por nëse shohim dosjen hetimore, e cila u bë publike në nisje të hetimeve, ndër personat e tretë që është përdorur për pastrim parash është Ermal Mamaqi. Komiku biznesmen ka në pronësi të tij lokalin “ME’NAM”, të cilin tentoi ta shiste pasi nisi hetimet SPAK. Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Posaçme, “ME’ NAM” priste fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA” që dyshohet se është i Ilir Beqajt.

Në dosje përmenden me detaje tre episode kur restorant “ME’ NAM” pret fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në total.

Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili (bashkëpronar me Mamaqin), por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPAC që monitoron këto projekte”, thuhet në dosje.

Pra vetë SPAK, nga hetimet paraprake ka konstatuar se lokali i Mamaqit është përdorur për të mbuluar afet e Beqajt, atëherë pse sot nuk ka pasur asnjë masë apo zhvillim lidhur me vetë pronarët apo lokalin? Pse SPAK amnistoi komikun biznesmen?

Pamfleti” më herët i ka bërë apel drejtësisë të hetojë burimet financiare të Mamaqit dhe të bashkëshortes Amarda Toska.

Sepse të dy, pa asnjë pasuri e pa asnjë biznes, befas në muajin tetor 2016 e më pas, blenë vilë luksoze 700 milionë lekë te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Sauk dhe 2 apartamente e 1 vilë para saj.

Më 14 tetor 2016, Ermal Mamaqi bleu objekt 215 m2 në qendër të Tiranës për të ushtruar biznesin e qendrës estetike “Venere By Ami Sh.p.k”; ndërsa më 20 tetor 2016, bleu objekt 145 m2 për firmën “Adfinitas” me aktivitet ndërmjetësim martesash, reklama, aktivitete kulturore etj.

Më 4 tetor 2021, ka blerë objekt për restorantin “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e komunës “Dajt”, që është 100% në pronësi të tij.

Në këto biznese të Ermal Mamaqit, bënë përshtypje, fakti që ai nuk ka as Ekstrat të dhënash në Qendrën Kombëtare të Biznesit e as bilance vjetore në tatime; ndërkohë që prej vitesh ushtron aktivitete, shton pasuritë e vazhdon e bën jetë luksi. /Pamfleti

Artikulli i mëparshëmNdërtuesit pesimistë, presin rënie të porosive dhe çmimeve të apartamenteve
Artikulli i radhësFOTO e jashtëzakonshme/ Fotografi i NYT kap trajektoren e plumbit të qëlluar ndaj Trump