Publikohen imazhe nga momenti kur Halit Valteri dhe Tedi Blushi përleshen në Këshillin Bashkiak (Foto)

0

Dalin të tjera imazhe nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku Tedi Blushi dhe Halit Valteri u konfrontuan fizikisht.

Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë. 

Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

Artikulli i mëparshëmPërplasje fizike në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Halit Valteri dhe Tedi Blushi përfshihen në sherr
Artikulli i radhësMazniku në SPAK, Lubonja: Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, “5D” një krim i gjerë