SKANDAL/ Tavo ka regjistruar votues nga Dropulli në Himarë, familjen e vëllait dhe ish-kryetarin socialist

0

Organizata OMONIA denoncon kandidatin e PS në Himarë, Vangjel Tavo, se po sjell familjarë dhe të njohur të tij si votues në fshatin Borsh. Përmes një deklarate OMONIA përmend gjithashtu edhe emrin e ish-kryetarit të Dropullit, Ahilea Decka, i cili familjarisht figuron i transferuar me vendbanim në Bashkinë Himarë. Bashkë me të është gjithashtu vëllai i Tavos, Grigor. “O budallenj, nuk e fitoni dot Himarën me emigrantë nga Dropulli”, thuhet mes të tjerash në reagimin e OMONIA-s. Më poshtë deklarata e plotë.

KANDIDATI I IMPORTUAR ME LISTE TE IMPORTUAR

Miq , votues , Himariote , Shqiptare ku do qe jeni , te angazhuar apo te pa angazhuar ne fushate , tifoze , asnjeanes , indiferente , partiake , ju qe e doni demokracine por edhe ju qe nuk e doni , ndalni nje cast te refelektoni …. V.Tavo kandidati i Pushtetit per Kryetar Bashkie ne Himare , i importuar nga Dropulli per te qeverisur Himaren se “mbaruan” djemte e Bregut dhe Himares erdhi ne kete fushate absolutisht i sforcuar, pa mbeshtetjen e Himarioteve , pa asnje kontribut real per Himaren pa asnje kontribut per njerezit e saj , i mbeshtetur nga konjuktura te dyshimta dhe grupe interesaxhinjsh qe Himares i synojne plazhet tokat dhe rrogat ne Bashki . V.Tavo erdhi se eshte ushtari i Kryeministrit Rama qe do te mposhte shpirtin e Himares …

Sado qe i vodhen nje pale zgjedhje , nuk ngopen ne zullume e paudhesi .. duan te vjedhin perseri… Sado qe ka cdo pushtet te mundshem dhe ushtron cdo ndikim , te ligjshem dhe te paligjshem ndaj votuesve per tu marre votem ne premtime boshe dhe mashtrime , ky i pa turp qe Himaren do ta beje ciflikun e tij e te shokeve te tij te importuar nga Saranda , Gjirokastra , Dropulli , Tepelena dhe Vlora ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjare e te aferm .

Sic e do tradita e hajduteve , nuk rrine dot pa futur duart ne lista e pa trukuar rezultatet. Nuk permbahen dot …
Bashkelidhur do te shihni sesi V.Tavo ka rregjistruar ne Borsh te Himares familjen e vellait te vet Grigor Tavo , Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo. Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit te Bashkise Dropull Ahilea Kristofor Decka , Eli Vasil Decka , Eli Taqi Decka ,Kristina Ahilea Decka .

Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini , Nisli Gjini , Mustafa Gjini , Fatbardha Gjini , Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini . Keta votues dhe shume te tjere qe do behen publike ne vijim nuk i lidh asgje me Borshin dhe Himaren . As jetojne aty dhe as kane shtepi aty . Ata kane ardhur te manipulojne dhe ndryshojne rezultatin zgjedhor . Keta te gjithe jane bashkepunetore ne krime zgjedhore .

OMONIA Himare i ben thirrje Goles te rrije ne Lekures qe e ka me letra fallco e te mos duket ne keto ane , Ahilese te rrije ne Dropull se aty e ka vendin dhe te perdorurve te tjere ti therrasin mendjes se skane per ti shpetuar drejtesise ! Bregu eshte vend i ashper ….e thote kenga e trasheguar ne breza …. O budallenj , se fitoni dot Himaren me emigrante nga Dropulli ! Kaq per sot … Ne nuk i druhemi betejes , ne nuk i trembemi hajduteve te zgjedhjeve !Nuk e mundni dot Himaren ! Ne do te fitojme ! Himara jemi ne! Petro Gjikuria biri i Dhermiut dhe Himares heroike do te jete Kryetari i ri Bashkise Himare.

Artikulli i mëparshëmPasuria e ish-ministres Krifca/ Shtëpi, dyqane, vila dhe 1.1 ha tokë në Farkë, të blera për 10 Euro/m² gjatë kohës kur ishte Drejtore e AZHBR
Artikulli i radhësScandal in Himara: Candidate backed by Edi Rama accused of election manipulation