Vasili publikon mesazhin e qytetarit: Është fakt, 5 shqiptarë rezultuan pozitivë me koronavirus që në janar

0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thekson se rastet me koronavirus kanë qenë që në muajin janar.

Teksa publikon mesazhin e një qytetari në “Facebook”, Vasili shkruan se është fakt që 5 shqiptarë, që kanë kërkuar në janar azil politik në Norvegji, pas testimit të kryer atje kanë rezultuar pozitivë, por pa simptoma.

Mesazhi i Vasilit:

Rastet me COVID-19 qe ne Janar, ja Fakti!!!!(FOTO).

Pa pasur nevoje per arsyetime te gjata, por duke u bazuar ne fakte provohet thjesht qe COVID-19 ka qarkulluar qe ne Janar.

Eshte fakt publik qe 5 shqiptare qe kane kerkuar ne Janar azil politik ne Norvegji, pas testimit te kryer atje kane rezultuar pozitiv, por pa simptoma.

Kerkesa e Presidentit qe ne 31 janar dhe kerkesat profesionale pa fund te opozites gjate gjithe shkurtit u nenvleftesuan dhunshem nga Edi Rama dhe qeveria.

Rezultati:

1.Masat kufizuese te qeverise nuk kishin asnje vlere

2. Masat ishin teresisht te vonuara

3.Masat Ishin trashanike nga ana shkencore.

4.Testimet shume te pakta per COVID-19 fshehen te verteten

5.Mungesa e mjekut te familjes la qytetaret pa ndihme te kualifikuar mjeksore dhe kyçi nje burim te se vertetes.

6.Perqendrimi vetem tek tel 127 privoi teresisht shqiptaret nga kontakti me mjeket dhe ishte gjithashtu ne funksion te fshehjes se te vertetes.

7.Tronditen sistemin shendetesor

8.Semundshmeria kronike u la pas dore.

9.Rrenuan jeten ekonomike te shqiptareve.

10.Masat kufizuese po perdoren thjesht dhe vetem si shtetrrethim politik.

Faleminderit Telnis Skuqi per deshmine e pacmuar.

Artikulli i mëparshëmReagon MSH: Nuk ka rënë zjarr, pati një incident me një punonjëse, e cila u ndëshkua
Artikulli i radhësJemi në fund të periudhës së vështirë, ruani distancimin social dhe higjienën. Shikoni mesazhin e Rektorit të “Mjekësisë” (VIDEO)