Policia e Shtetit do të përqendrohet nesër në garantimin e sigurisë për vizitën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën plenare të së enjtes, më 10 tetor. Lajmi është konfirmuar nga një njoftim zyrtar i Kuvendit, duke shtuar se seanca do të zhvillohet më 17 tetor.
Sipas burimeve, anulimi i seancës lidhet edhe me frikën e kryeministrit Edi Rama nga trazirat e mundshme në afërsi të parlamentit, të cilat mund të përbëjnë një rrezik për perimetrin e sigurisë pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku do të pritet Presidenti Erdogan. Siguria për vizitën është prioritet për forcat e rendit, duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjes dhe masat e rrepta që do të merren për të siguruar një mbarëvajtje të qetë.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit thuhet:
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.”
Ky vendim është marrë për të siguruar një mjedis të qetë dhe pa incidente gjatë vizitës së rëndësishme të Presidentit Erdogan, duke minimizuar çdo rrezik që mund të lindë nga protesta apo trazira në zonën pranë parlamentit.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Rama anulon seancën e Kuvendit nga frika e trazirave: A rrezikohet vizita...