Milani ka dal me fitim për të dytin vit radhazi, duke regjistruar të ardhura prej mbi 450 milionë euro, një rekord i ri për kuqezinjtë. Në mbledhjen e aksionarëve të mbajtur të hënën, klubi konfirmoi një rritje prej 13% në të ardhurat totale.
“Në vitin fiskal 2024, klubi regjistroi një fitim neto prej 4.1 milionë euro, në përputhje me vitin 2022/23,” shkruhej në deklaratën zyrtare. “Këto rezultate financiare janë mbështetur nga të ardhura rekord prej 457 milionë euro, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 404.5 milionë euro dhe duke shënuar një rritje prej +13%.”
Deklarata vazhdon: “Këto rezultate kanë mundësuar fuqizimin e vazhdueshëm të projektit sportiv, me mbi 100 milionë euro të investuara neto në dy merkato e fundit të transferimeve, duke përfshirë një rritje prej 8% në pagat e të gjithë anëtarëve të regjistruar të klubit krahasuar me vitin 2022/23.”