Benet Beci reagon ndaj thashethemeve për dorëheqjen: “Nesër zgjidhem President i Amerikës!”

0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, ka reaguar me ironi ndaj spekulimeve që qarkullonin për dorëheqjen e tij si kryetar bashkie.

Beci, i cili të premten u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me hetimet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, ka hedhur poshtë zërat për dorëheqjen e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen, se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dy palët,” shkruan Beci me ironi.

Pavarësisht këtij reagimi humoristik për dorëheqjen, Beci nuk përmendi drejtpërdrejt hetimin e SPAK në statusin e tij. Ndërkohë, avokati i tij është njohur me të dhënat e mbledhura nga SPAK në përfundim të hetimeve, të cilat po trajtohen për verifikimin e shkeljeve të dyshuara gjatë detyrave të tij të mëparshme.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa Beci përpiqet të mbajë një qëndrim të qetë dhe me humor përballë akuzave dhe spekulimeve.

Artikulli i mëparshëmMonica Lewinsky bën thirrje për mbështetje ndaj Kamala Harris në zgjedhjet amerikane: “Unë votova, votoni edhe ju”
Artikulli i radhësSPAK i “pret” letrat Benet Becit, kryebashkiaku i Shkodrës zyrtarisht nën hetim