Sot në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare, e cila nis në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.
Një tjetër pikë e rëndësishme është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane për projektin “Bashki të Forta (BTF), faza 2,” mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Seanca do të trajtojë edhe projektvendimin për disa ndryshime në anëtarësinë e komisioneve të përhershme të Kuvendit.