Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh ministrat e rajonit në Tiranë

0

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Takimin Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP), ku ministrat përgjegjës nga rajoni diskutuan mbi transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen publike. Ministrja shqiptare, znj. Pirdeni, theksoi rëndësinë e përkushtimit të Shqipërisë për të përmirësuar transparencën dhe angazhimin qytetar në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ky takim është një dëshmi e angazhimit tonë për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse,” tha ministrja Pirdeni. Ajo nënvizoi se Shqipëria, si anëtare e OGP-së që nga viti 2011, ka përfshirë në planet e saj kombëtare reforma për rritjen e transparencës, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbime publike.

Takimi mblodhi mbi 60 përfaqësues, përfshirë delegacionin e Bashkimit Evropian, si një partner kryesor në mbështetjen e agjendës së qeverisjes së hapur në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli i mëparshëmFMN mbështet politikën monetare të Shqipërisë dhe regjimin e lirë të kursit të këmbimit
Artikulli i radhësInvestimet e reja për e-qeverisjen: Shqipëria planifikon 12.5 miliardë lekë në buxhetin e vitit 2025