Ky është biznesmeni 52-vjeçar, Eduart Reçi, i cili humbi jetën në mënyrë misterioze mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Detaje të reja janë zbuluar mbi këtë ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur kryeqytetin.
Sipas burimeve, Reçi qëndronte jashtë pallatit të tij në rrugën ‘Faik Konica’, afër rrugës së Elbasanit, kur u qëllua me një plumb në kokë. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për sa i përket autorit të dyshuar, i cili është ende në arrati, deri tani nuk janë identifikuar detaje konkrete apo persona të dyshuar. Familja e viktimës ka pohuar se Reçi nuk kishte armiq dhe nuk ishte i përfshirë në konflikte.
Policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasjeje dhe për të sjellë drejtësi për familjen e tij.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Biznesmeni Eduart Reçi qëllohet për vdekje në Tiranë – Detajet e hetimeve