Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar incidentin dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen detaje të plota rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit apo përgjegjësisë së drejtuesit të automjetit.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë në këtë zonë gjatë muajit, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore në qendrat urbane.