Njëri nga personazhet e grupit ‘Vallëzimi me arkivolë’: Do të doja që Messi me shokë të bënte vallëzimin tonë, e urrejmë Suarezin

0

Tashmë janë bërë shumë të njohur dhe e gjithë bota luanë videon e tyre në aspektin e shakave në internet.

Njëri nga pjesëtarët e ‘Vallëzuesve me arkivolë’, Benjamin Aiddo ka folur për Foot Mercato, duke thënë se ai është tifoz i Barcelonës, mirëpo që urrejnë Luis Suarezin shkaku që Uruguai e eliminoi Ganën në Kupën e Botës me anë të penalltive, derisa sulmuesi kishte larguar topin me dorë na vija e portës.

Sa herë që dëgjojë atë emër, Saurez, ndihem keq. Pasi një dorë nga Suarez, eliminoi Ganën time dhe skuadra u rikthye në shtëpi, pasi nuk e kishte të mundur të luante në gjysmëfinale, ishte e tmerrshme”, ka thënë fillimisht ai.

“Ne kemi një thënie në vendin tonë për Suarezin. Emri Suarez i bije tek ne tashmë si një gjë e pamundur, Kur duam të shkojmë diku ose të arrijmë diçka, themi me fillim Suarez (e pamundur)”.

Më pas Aiddo është pyetur se si do të ndihej nëse lojtarët e Barcelonës do të bënin kërcimin e tyre tashmë të famshëm.

Nëse ata tentojnë të na kopjojnë valëzimin tonë, do të isha i impresionuar, do të bëhej edhe më virale në internet.

“Do ta pëlqeja shumë atë moment. Do isha shumë falënderues ndaj tyre. Veçanërisht nëse do ta bënte Messi”, ka shtuar më tej ai.

Tashmë edhe në vendin tonë videot e tyre janë bërë virale dhe sa herë flitet rreth coronavirusit, publikohen video me këta persona që bëjnë vallëzimin me arkivolë.

Artikulli i mëparshëmA e krijoi njeriu koronavirusin në laborator?! Faktet janë të pakundërshtueshme
Artikulli i radhësPër herë të parë, shkencëtarët mund të shohin se si truri regjistron kujtimet teksa flemë