Uji në të cilin është zier orizi pengon rrudhat: Bëni një maskë natyrale për fytyrë me dy hapa thjeshtë

    0

    Aziatiket me shekuj të tërë përdorin ujin e orizit në shërbim të bukurisë, pa marrë parasysh a është fjala për kurimin e fytyrës, trupit apo flokëve

    Struktura e butë e ujit të orizit qetëson lëkurën e irrituar, shkëlqen tenin dhe i bën mirë lëkurës së thatë.

    Gjithashtu, vera e orizit përmban kolagjen, e mban lëkurën elastike dhe zvogëlon shenjat e plakjes.

    Antioksidanti i orizit e pastron lëkurën, e freskon, e hidraton dhe ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

    Maska e thjeshtë për fytyrë nga uji i orizit bëhet kështu:

    Ju nevojitet një filxhan oriz organik dhe një pecetë pëlhure.

    Lëreni orizin në ujë tërë natën, ndërsa të nesërmen ujin e ndërroni dhe orizin e zieni. Kullojeni orizin dhe ujin lëreni të ftohet.

    Pecetës së pëlhurës ia pritni ato pjesë ku duhet t’i keni të zbuluar sytë, hundën dhe gojën, pastaj futeni në ujin e ftohur 10 minuta.

    Pecetën e njomur vendoseni në fytyrë dhe mbajeni maskën rreth 15 deri 30 minuta. Pas përdorimit lajeni fytyrën me ujë të zakonshëm.

    Kjo maskë është e pasur me flavonoide, të cilat pengojnë shfaqjen e rrudhave, freskojnë dhe tendosin lëkurën.

    Maskën mund ta përdorni çdo ditë.

    Kujdes: Para përdorimit të maskës konsultohuni me dermatologun.

    Artikulli i mëparshëmNjëri nga personazhet e grupit ‘Vallëzimi me arkivolë’: Do të doja që Messi me shokë të bënte vallëzimin tonë, e urrejmë Suarezin
    Artikulli i radhësPriti 416 ditë për të parë se çfarë do të ndodhë me kronometrin e iPodit pas 9999 orësh, 59 minutash dhe 59 sekondave (Video)