Policia e Shtetit: Agron Gjekmarkaj u largua nga protesta për arsye shëndetësore

0

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga Partia Demokratike lidhur me pretendimet për dhunë ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Sipas deklaratës zyrtare, Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie. Policia thekson se ai është larguar nga protesta për shkak të një gjendjeje të përkohshme të keqësimit të shëndetit dhe jo për shkak të ndonjë incidenti të dhunshëm.

“Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën e z. Sali Berisha lidhur me pretendimet për dhunë ndaj deputetit Gjekmarkaj. Nga të dhënat e para rezulton se ai nuk është ndjerë mirë shëndetësisht dhe është larguar nga protesta,” thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu dënon ashpër dhunën e ushtruar nga deputeti Flamur Noka ndaj punonjësve të policisë, të cilët ishin në detyrë për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në deklaratë thuhet se Noka ka kundërshtuar urdhrat e policisë dhe ka përdorur dhunë verbale e fizike ndaj efektivëve.

Organizatorët e protestës janë paralajmëruar për pasojat ligjore të bllokimit të rrugëve, të cilat sipas policisë përbëjnë vepër penale. Hetimet për incidentet gjatë protestës do të vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

Artikulli i mëparshëmMisteri i dasmës së Jeff Bezos: Një ceremoni luksoze dhe sekrete
Artikulli i radhësArsimi dhe shëndetësia në plan të dytë/ Qeveria ju shkurton buxhetin