
Aktori i njohur Gazmend Paja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në orët e para të mëngjesit.
Paja u pa duke hyrë në ambientet e SPAK-ut, i veshur me një kapele dhe me një çantë në krah, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj paraqitjeje. Nuk është e qartë nëse ai është thirrur në cilësinë e një dëshmitari apo si pjesë e ndonjë hetimi në zhvillim.
Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë çështje, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi arsyet e pranisë së aktorit në këtë institucion.