Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk u paraqit në seancën gjyqësore të së hënës, duke u përfaqësuar nga avokatja e tij. Sipas saj, ai nuk u dërgua në gjykatë për shkak të një transferimi të planifikuar nga paraburgimi i Fierit në paraburgimin “313”.
Ndërkohë, SPAK dorëzoi 13 faqe prova të reja, përfshirë analizën e vendit të ngjarjes, ku gjurmët e gjakut të gjetura rezultuan të përputhshme me ADN-në e nënës së viktimës. Gjithashtu, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ndjekjen e Prengës nga një “Land Rover” më 15, 16 dhe 17 janar, përpara rrëmbimit.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur zinxhirin e ngjarjeve dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në këtë krim.