
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, një vendim që pritet të formalizohet në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Matit të mërkurën në orën 10:00.
Ndonëse arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike, burime pranë Partisë Socialiste konfirmojnë se Malaj do të kandidojë për deputet në listat e PS për Qarkun e Dibrës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Çfarë ndodh me drejtimin e Bashkisë së Matit?
Pas dorëheqjes së Malajt, detyrat e kryebashkiakut do të kalojnë tek zëvendëskryetari i bashkisë, i cili do të mbajë postin deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale.
Ky zhvillim vjen në një moment kur situata politike është mjaft e tensionuar, me përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit dhe ndryshimet e mëdha në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.