Rama shpërthen live pas arrestimit të Veliajt: “Fuck you” dhe përplasje tavoline

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me nervozizëm të madh gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, në rubrikën “Sy m’sy”, pas arrestimit të Erion Veliajt. Gjatë fjalës së tij, Rama u irritua dhe përplasi tavolinën, duke lëshuar sharje të ashpra në anglisht.

Shpërthimi live dhe tensioni i Ramës

Në një moment të papritur, Rama ndërpreu fjalën, goditi tavolinën dhe tha “Fuck you”, duke shfaqur qartazi zemërimin e tij për situatën. Pamjet tregojnë kryeministrin duke parë me ashpërsi pas kamerës, ndërsa një person nga stafi i tij qëndronte në sfond.

Duke u përpjekur të justifikojë shpërthimin emocional, ai tha:
“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli.”

Nervozizmi pas arrestimit të Veliajt

Shpërthimi i Ramës vjen në një moment delikat për Partinë Socialiste, pas arrestimit të Veliajt nga SPAK, një ngjarje që ka tronditur politikën shqiptare. Kryeministri më herët ka reaguar duke e quajtur këtë proces të padrejtë, por tensioni i tij gjatë kësaj daljeje publike tregon për thellësinë e krizës brenda maxhorancës.

Në ditët në vijim priten zhvillime të mëtejshme, ndërsa kritikat ndaj SPAK dhe tensionet politike sa vijnë e rriten.

Artikulli i mëparshëmRama reagon për arrestimin e Veliajt: “U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq”
Artikulli i radhësRama për arrestimin e Veliajt: “Proces hetimor shumë i çuditshëm, janë intimiduar persona”