SKANDALI/ Përgjimet e Klotilda Bushkës dhe Naureda Llagamit: Plani për të kapur SPAK-un

0

Disa media kanë publikuar foto mesazhesh që pretendohet se janë pjesë e komunikimeve midis figurave të rëndësishme të drejtësisë dhe politikës, duke aluduar për një përpjekje për të kontrolluar sistemin dhe për të ndikuar në SPAK. Lajmi u raportua fillimisht nga Ora News, pa saktësuar burimin e rrjedhjes së këtyre bisedave.

Në këto mesazhe, sipas raportimeve, komunikojnë deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, si dhe Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas përmbajtjes së tyre, Llagami shprehet qartë për synimin e saj për të vendosur nën kontroll Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe GJKKO-në.

Mesazhet e periudhës dhjetor 2023 – janar 2024 zbulojnë ambicjen e Llagamit për të shkatërruar këto institucione, duke iu referuar modeleve të Kroacisë dhe Rumanisë. Ajo ka filluar të studiojë rastet e këtyre shteteve për të gjetur mënyra për t’i kontrolluar.

Në një tjetër moment, ish-kryetarja e KLGJ-së diskuton mundësinë e vendosjes së dikujt brenda SPAK-ut, duke përfshirë edhe vëllain e saj, Lurand Llagami. Ky plan duket se përfshin përpjekjet për të ushtruar pushtet të brendshëm mbi SPAK, përmes personelit të afërt.

Në këtë kontekst, Llagami kërkon që Lurand Llagami të hyjë si OPGJ (Oficer i Policisë Gjyqësore) në SPAK për të realizuar këtë strategji.

Në vijim janë disa biseda nga aplikacioni “Signal” që ilustrojnë këto kërkesa dhe plane:

BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
-Okk! Amon lexo!
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!

Artikulli i mëparshëmZgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH – Fatjon Hoxhalli emërohet kryetar
Artikulli i radhësTragjedia në Koçan: Arrestohet ish-ministri Kreshnik Bekteshi për licencën e falsifikuar të diskotekës PULS