
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrisë, ku të shtënat me armë zjarri i kanë marrë jetën një të riu 19-vjeçar dhe kanë plagosur një tjetër person.
Policia e Kosovës konfirmoi ngjarjen rreth orës 20:35, duke sqaruar se incidenti ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku”. Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, viktima – një mashkull kosovar rreth 19 vjeç – ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.
Personi i dytë, i cili është plagosur gjatë të shtënave, është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Nuk janë dhënë ende detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore apo identitetet e të përfshirëve.
Hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e plota të krimit, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe në komunitetin lokal në Vushtri, ndërsa autoritetet janë bërë thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe vendosjen e drejtësisë.