Vasili: Rama kundër vetës për legalizimin e kanabisit. Kush e zuri për fyti?! (VIDEO)

0

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilëson skandaloz qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen për legalizimin e kanabisit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama është kapur për fyti nga kriminalizimi dhe se sipas tij del paturpësisht edhe kundra vetes.

MESAZHI I VASILIT
Rama kunder Rames per legalizimin e kanabisit. Po kush e zuri per fyti? (VIDEO).
Askush më nuk mund te besoje Edi Ramen.
Eshte skandaloz qendrimi i Rames per kanabisin.

I kapur per fyti nga kriminalizimi Rama del paturpesisht edhe kundra vetes.

Rama ne Seline e BE ne Tirane deklaroi ne 9 maj, pikerisht ne Diten e Europes, se do legalizoje kanabisin.
Ja cfare deklaroi:


“Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik”.
Por ishte po ky Edi Rama qe thoshte te kunderten ne 2015.
Po kush e zuri per fyti???


Ja cfare deklaronte ne mars te 2015

Artikulli i mëparshëmKoalicion në 2021 me LSI? Rama: Kurrë mos thuaj kurrë në politikë, por e përjashtoj aleancën me partinë e Presidentit
Artikulli i radhësMeta thirrje: Plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit që ky sektor të rimëkëmbet shpejt