Vizitë Zyrtare në Tiranë: Kryeministri Rama Pret Mbretin Abdullah II të Jordanisë

0

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare me karakter politik dhe ekonomik.

Më herët gjatë ditës, mbreti u takua edhe me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ku palët diskutuan mbi rritjen e dialogut politik mes dy vendeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe diplomatik.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si dhe u shkëmbyen qasje dhe opinione për sfidat e agjendës globale, përfshirë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, dhe pritet të shënojë një intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme strategjike, përfshirë energjinë, turizmin, arsimin dhe sigurinë rajonale.

Artikulli i mëparshëmEkstradohet Nga Dubai Florenc Çapja, I Dënuar Për Vrasjen E Babë E Bir Në Elbasan
Artikulli i radhësUshtria Ekuadoriane Çliron 2 Pengje Shqiptare Nga Grupi Kriminal ‘Los Choneros’