OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit të sotëm të grupit të Punës të Këshillit Politik që është mbledhur sot rreth një tryeze ndryshe nga hera e fundit. Salla e mbledhjes që ejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues janë siguruar nga OSBE.
“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.