Megjithëse kjo nuk është tamam koha e përshtatshme për të lançuar një album, Ledri Vula s’mund të rrinte pa e ndarë me fansat punën e tij të palodhshme dhe projektet që po priteshin prej kohësh.
Më në fund, albumi 10/10, i gjithi i punuar nga Ledri Vula do të publikohet sonte në Youtube.
Siç tregon edhe reperi në postimin e tij, do të dëshironte shumë që këtë album ta kishte ndarë personalisht me publikun në koncerte.
Megjithatë, ai shpreson që ditë më të mira do të vijnë dhe ne jemi të bindur se albumi do të ketë të njëjtin sukses që do të kishte edhe po të ndahej në skenë.
“Albumi 10/10 sonte del komplet ne Youtube. Kete album ja kom pas borxh fansave, dostave, vetes e edhe vet muzikes qe e boj. Situata neper te cilen po kalojm sna ka lon me realizu qysh e kemi menu, por cdo gje e ka te miren dhe te keqen e vete. E mire se albumi megjithate ka arrite me dal dhe e keqja qe s’kom mujt me e nda personalisht me publikun ne koncerte. Por ajo kohe po vjen me kismet. E me kismet po vijne edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerzve qe jon pjese e ketij projekti. Gjithashtu faleminderit krejtve per suportin dhe komentet e mira.”- janë fjalët e Ledrit në postim.
Në vitin 2009, Ledri lançoi albumin e titulluar “Sex, Rap & Money”, në bashkëpunim me Skivin dhe Skilz.
U deshën 11 vite që reperi të sillte sërish një album që fiks siç ka titullin duket se do të marrë edhe vlerësimin, 10/10.