Plas Grushti Në Kryeministri/ Ministri i Ramës tenton të godasë kolegun, ndërhyn Ulsi Manja për të shmangur përplasjen fizike!

0

Një sherr i pazakontë ka shpërthyer në zemër të Kryeministrisë, duke tronditur themelet e kabinetit qeveritar. Ministri i Financave, Petrit Malaj, është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, në një incident që për pak nuk përfundoi në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur në hollin e Kryeministrisë, pranë zyrës së Edi Ramës, ku Malaj ka ngritur tonet, ka fyer rëndë dhe ka tentuar të godasë me grusht Hasanin. Dëshmitarët kanë mbetur të shtangur nga agresiviteti, ndërsa situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme.

Vetëm ndërhyrja vendimtare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka shmangur një “gjakderdhje politike” mes dy anëtarëve të qeverisë. Manja është futur mes tyre dhe me zë të lartë ka ndalur sherrin, duke e quajtur ngjarjen “sherr adoleshentësh”.

Menjëherë pas përplasjes, në skenë ka hyrë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është alarmuar nga zhurma dhe ka kërkuar llogari për incidentin. Manja ka akuzuar drejtpërdrejt Petrit Malajn, duke ia vënë atij gjithë përgjegjësinë. Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe ka detyruar Malajn të kërkojë ndjesë publike ndaj Hasanit, ndonëse ky i fundit e ka bërë me nervozizëm dhe përtesë.

Kjo nuk është kafene e lagjes, por qeveria e një shteti!“, mësohet të ketë thënë Balluku, duke ngritur tonin përballë të gjithë të pranishmëve.

Ngjarja ka alarmuar edhe stafin e afërt të kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar dhe është informuar menjëherë për incidentin. Burime të brendshme konfirmojnë se Rama është i zemëruar dhe se kjo ngjarje konsiderohet “ditë turpi për kabinetin”.

Zanafilla e sherrit mbetet e paqartë, por incidenti ndodh në një moment kritik kur Rama po përgatit një riformatim të thellë qeveritar, pas zgjedhjeve të 11 majit dhe spastrimeve në pushtetin vendor. Ngjarja vetëm sa i ka shtuar tensionet në radhët e mazhorancës.

Të gjitha sytë tani janë te mbledhja e 24-25 korrikut, ku Rama pritet të analizojë performancën e ministrave dhe të vendosë për fatin e tyre politik. Incidenti i Malaj-Hasani mund të përshpejtojë lëvizjet e shumëpritura në qeveri./sot.com.al

Artikulli i mëparshëmSkandali Ushqimor/ Skifter Tagani rikthen në treg ushqime të skaduara përmes kompanisë “Master AL”!
Artikulli i radhësValë e Të Nxehtit Godet Shqipërinë: Temperaturat Rekord Do Të Kalojnë 44 Gradë!