Valë e Të Nxehtit Godet Shqipërinë: Temperaturat Rekord Do Të Kalojnë 44 Gradë!

0

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë rajonin e Ballkanit dhe Shqipërinë, duke sjellë temperatura që do të arrijnë apo edhe do të tejkalojnë rekordet historike. Sipas ekspertëve, vala do të kulmojë në datat 21 deri më 26 korrik, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 42-44°C, veçanërisht në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra.

Fenomeni është pasojë e masave ajrore të ngrohta nga Afrika e Veriut, të cilat po lëvizin drejt Mesdheut, ndërsa Europa Perëndimore përjeton masa më të ftohta. Shqipëria gjendet në zemër të këtij ekstremin të motit.

Krahasuar me mesataret e periudhës 1991-2020, temperaturat janë 8 deri në 10 gradë më të larta. Viti 2024 ka shënuar tashmë anomali rekord me +5.8°C mbi mesataren. Të dhënat tregojnë një rritje progresive të temperaturave maksimale dhe minimale në dekadën e fundit, duke paralajmëruar për një realitet të ri klimatik.

Sipas Anira Gjoni, eksperte në Departamentin e Meteorologjisë, po përballemi me valën e tretë të të nxehtit për këtë verë, ndërsa në të kaluarën kishte vetëm një të tillë në sezon. Valët e të nxehtit klasifikohen kur për më shumë se 3-5 ditë rresht, temperatura shkon mbi 35°C ditën dhe mbi 20°C natën.

Pasojat pritet të jenë serioze, veçanërisht për:

  • Shëndetin publik, me rrezik për të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë;
  • Rrjetin e energjisë, për shkak të rritjes së kërkesës për ftohje;
  • Bujqësinë dhe mjedisin, me rritje të rrezikut për zjarre.

Në këtë situatë, zgjidhjet natyrore si mbjellja e pemëve dhe strukturat urbane të gjelbra shihen si zbutëse të efekteve të të nxehtit. Zonat urbane me më shumë pemë kanë temperatura deri në 8-11°C më të ulëta. Iniciativat si parqe publike, çati dhe mure të gjelbërta, janë thelbësore për të përballuar këtë klimë gjithnjë e më të pamëshirshme.

Ky realitet e bën urgjente përshtatjen urbane, investimin në gjelbërim dhe ndërgjegjësimin për menaxhimin e krizave të motit ekstrem. Shqipëria ndodhet përballë një vale që nuk është vetëm meteorologjike, por edhe politike, ekonomike dhe shëndetësore.

Artikulli i mëparshëmPlas Grushti Në Kryeministri/ Ministri i Ramës tenton të godasë kolegun, ndërhyn Ulsi Manja për të shmangur përplasjen fizike!