
Situata me zjarret në vend po përkeqësohet nga ora në orë, duke rritur frikën për përhapje të mëtejshme. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë se flakët tashmë janë afruar ndjeshëm zonës së Selitës, pranë kompleksit të banimit Kodra e Diellit në Tiranë.
Nga pamjet, situata paraqitet shumë alarmante. Flakët duken të larta dhe kërcënuese, ndërsa rreziku i përhapjes është i madh. Ajo që vihet re është mungesa e çdo instancë shtetërore në terren, çka rrit shqetësimin për menaxhimin e emergjencës.
Kjo përbën vatër e dytë aktive në territorin e kryeqytetit brenda një dite, pas zjarrit që u shfaq më herët në zonën e Zall Herrit. Situata kërkon ndërhyrje urgjente për të shmangur dëmet në zonat e banuara dhe për të parandaluar një katastrofë të mundshme.