“Si ka qenë xhiro këto javët e karantinës? – 50% më pak!”
Të tilla kanë qënë përgjigjet që ka marrë kryetari i opozitës Lulzim Basha në bizneset e vogla që ka vizituar sot në Durrës. Ndërsa ka publikuar videon e këtyre takimeve, Basha ka lënë këtë përshtypje në Fb:
“Në gjendje të dëshpëruar e gjeta Durrësin, qytetarët të trishtuar pasi nuk e dinë si do t’i shkojë halli bukës së fëmijëve. Qytetarë që nuk kanë marrë as ndihmë ekonomike, biznese që detyrohen të paguajnë tatime dhe rrinë nën frikën e gjobave.
Qeveria Rama i rrjep përditë nga taksat dhe kujtohet për Durrësin vetëm kur do të ndërrojë vasalin e Gjushit. Një qytet që po lihet të vdesë ngadalë ndërsa e ardhmja nuk premton turistët e djeshëm.
Qeveria shqetësohet vetëm për 10 oligarkët e saj dhe jo për shqiptarët që po varfërohen çdo ditë e më shumë. Ramavirusi ka prekur ekonominë e çdo familjeje shqiptare dhe biznesi të ndershëm që përballen me vështirësitë e keqmenaxhimit të kësaj situate.”