
Presidenti rus Vladimir Putin u vu përballë një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta nga gazetarët mbi luftën në Ukrainë, pak çaste para nisjes së takimit me presidentin amerikan Donald Trump dhe ekipet e tyre në Anchorage të Alaskës.
Teksa gazetarët filluan të bërtisnin pyetje, Putini u duk i hutuar, duke shfaqur një mimikë konfuzioni. Ai u pyet nëse do të pranonte një armëpushim, nëse do të angazhohej të mos vriste më civilë dhe pse Trump duhet t’i besonte fjalës së tij tani.
Presidenti rus nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve. Në një moment, ai u pa duke lëvizur buzët dhe duke bërtitur diçka në drejtim të përfaqësuesve të medias, por nuk është e qartë se çfarë tha. Ky episod ndodhi përpara se dy liderët të fillonin zyrtarisht bisedimet e tyre, në një klimë të ngarkuar politike dhe ndërkombëtare.