Lionel Messi ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku ka folur për shumë gjëra.
Natyrisht, nuk ka mbetur pas situata e pazakontë e Covid-19, që gjunjëzoi botën dhe futi në karantinë edhe futbollin, kujdesi për familjen, rifillimi i stërvitjes me masa të rrepta dhe protokoll strikt sanitar.
Po ashtu, ylli argjentinas është vënë edhe para përzgjedhjes së pesë lojtarëve më të mirë aktualisht.
Nuk ka ngurruar të përmendë emrat, duke lënë jashtë “top 5” rivalin e vet më të madh, Cristiano Ronaldo.
Në fakt, kapiteni i Barcelonës tha se e vlerëson shumë portugezin që luan me Juventusin tashmë, por si pesë më të mirët bëri zgjedhje të tjera: Neymar, Sergio Aguero, Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Luis Suarez.
Nëse shikon listën, vetëm dy prej tyre nuk kanë luajtur me Messi, përkatësisht Eden Hazard dhe Kylian Mbappe.