SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj. ABC News raporton se SPAK ka nisur hetimet, por procedimi nuk është regjistruar me emrin e kryebashkiakut.
Aleanca depozitoi më 6 maj në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, duke e akuzuar këtë të fundit për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.
Artistët i kërkuan SPAK-ut të hetojë ndryshimet që u bënë muajt e fundit rreth projektit të ndërtimit të teatrit të ri me privatë. Pas kësaj, SPAK ka nisur hetimetm por procedimi nuk është regjistruar me emrin e kryebashkiakut.
Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë vendimin për të shembur Teatrin Kombëtar.
Nga ana tjetër, ky vendim ka rritur edhe njëherë tensionet. Ditën e sotme artistët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit marshuan drejt Prokurorisë se Rrethit Gjyqësot Tiranë për të depozituar kallëzim kundër tre inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit që kanë firmosur vendimin për shembjen e teatrit.
Jashtë dyerve të gjykatës, ata u shprehën se akti i djeshëm i firmosur nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit, të cilët nuk e kanë parë nga afër godinën, është kopje e një akti të vitit 2018.