
Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga policia. Elezi ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga GJKKO, për shkak të përfshirjes së tij në të ashtuquajturin “skandali Balluku”.
Megjithëse në arrest shtëpie, paraqitja fizike e Elezit në SPAK tregon se hetimet për këtë dosje vazhdojnë në mënyrë aktive dhe se drejtori i KESH pritet të japë sqarime lidhur me rolin e tij në çështjen që ka përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë.
Ndërkohë, dosja “Balluku” po shndërrohet në një nga hetimet më të ndërlikuara të vitit, duke sjellë një numër të lartë thirrjesh në SPAK, arrestimesh dhe pezullimesh nga detyra.
