Kushtetuesja Pranon Ankimimin E Ramës: Dosja “Balluku” Do Të Shqyrtohet Në Seancë Plenare

0

Gjykata Kushtetuese ka pranuar zyrtarisht padinë e kryeministrit Edi Rama për rastin “Balluku”, duke kaluar çështjen në fazën e shqyrtimit plenare. Vendimi vjen pas disa ditësh diskutimesh intensive në Kolegj, ndërsa debati publik mbi kompetencat e GJKKO-së dhe ekzekutivit po tensionohet dita-ditës.

Pas vendimit të GJKKO që pezulloi Belinda Ballukun nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, qeveria kërkoi ndërhyrjen e Kushtetueses duke argumentuar se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e tre institucioneve kyçe të shtetit: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Qeveria: GJKKO Ka Ndërhyrë Në Balancën E Pushteteve

Në kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Ministrave pretendon se pezullimi i Ballukut krijon:

  • vakuum institucional,
  • ndryshim të ekuilibrave kushtetues,
  • pamundësi për të avancuar rreth 800 projekte kombëtare dhe europiane deri në vitin 2027.

Sipas qeverisë, Balluku gëzon imunitetin e deputetit, duke qenë pjesë e Këshillit të Ministrave, ndaj pezullimi nga detyra nuk mund të bëhej me vendim të GJKKO-së.

Qeveria i referohet nenit 103 të Kushtetutës, i cili përcakton:

  1. Ministër mund të jetë kushdo që ka cilësitë për deputet.
  2. Ministri nuk mund të ushtrojë veprimtari tjetër shtetërore apo të jetë drejtues i shoqërive fitimprurëse.
  3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Çfarë Ndodh Tani?

Kushtetuesja ka pranuar:

  • padinë kryesore që kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO,
  • çështjen do ta kalojë për shqyrtim të plotë në seancë plenare,
  • ndërkohë, po shqyrton edhe kërkesën e dytë të qeverisë: pezullimin urgjent të vendimit të GJKKO deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Vendimi mbi këtë pikë të dytë pritet brenda orëve apo ditëve në vijim.

Kjo e vendos Gjykatën Kushtetuese në qendër të një beteje të nxehtë politike e juridike, ku do të përcaktohet nëse pezullimi i një ministri mund të kryhet nga GJKKO apo nëse përbërja e qeverisë është kompetencë ekskluzive e ekzekutivit dhe Kuvendit.


Artikulli i mëparshëmDrejtori i KESH, Erald Elezi, Paraqitet Në SPAK Nën Shoqërim Policor