
Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, pas përplasjes fatale të dy trenave në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë që përshkon rajonin e . Ngjarja ka shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 39 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri mund të rritet për shkak të vështirësive në ndërhyrje dhe të plagosurve në gjendje kritike.
Sipas informacioneve zyrtare, disa vagonë të një treni kanë dalë nga shinat dhe janë përplasur ballë për ballë me një tren tjetër që lëvizte në drejtim të kundërt. Përplasja e dhunshme ka shkaktuar shkatërrime të mëdha materiale dhe pasoja të rënda njerëzore, duke e kthyer aksidentin në një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore të viteve të fundit në vend.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se bilanci i viktimave mbetet ende i papërcaktuar, pasi tre vagonë kanë përfunduar në një argjinaturë, duke e bërë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit jashtëzakonisht të vështirë. Dëshmitë e pasagjerëve dhe raportimet nga terreni flasin për rreth 100 të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë të rëndë, si dhe për persona që ende rezultojnë të bllokuar mes rrënojave metalike.
Në aksident janë përfshirë një tren i kompanisë , i nisur nga Malaga me destinacion Madrid Puerta de Atocha, si dhe një tren i linjës , i drejtuar për në Huelva. Sipas autoriteteve, vagonët e fundit të trenit Iryo kanë dalë nga shinat dhe kanë pushtuar binarin e kundërt, ku në atë moment po qarkullonte treni i kompanisë .
Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, ka deklaruar se përplasja ka qenë “e tmerrshme”, duke shkaktuar përmbysjen e dy vagonëve të parë të trenit të Renfe-s. Ai theksoi se prioriteti absolut i autoriteteve mbetet shpëtimi i viktimave dhe ndihma për të plagosurit. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalitetit , në provincën e .
Si pasojë e kësaj tragjedie, shërbimi i trenave të shpejtësisë së lartë mes jugut të Andaluzisë dhe është pezulluar. Operatorët hekurudhorë njoftojnë se linjat Madrid–Kordobë, Sevilje, Malaga dhe Huelva do të mbeten jashtë funksionit, ndërsa rikthimi i plotë i infrastrukturës mund të zgjasë 48 deri në 72 orë, për shkak të dëmeve të mëdha në binarë dhe sisteme sinjalizimi.
Kompania Iryo ka bërë të ditur se ka aktivizuar të gjitha protokollet e emergjencës dhe se pasagjerët e dy trenave janë evakuuar. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet intensive për viktima apo të mbijetuar të mundshëm mes vagonëve të shkatërruar, në një garë me kohën për të shpëtuar jetë.
Tragjedia ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik spanjoll dhe ka rihapur debatin mbi sigurinë e transportit hekurudhor, veçanërisht në linjat e shpejtësisë së lartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të këtij aksidenti fatal.
