Edi Rama Në Uashington – Shënjestron Jack Smith Para Trump Për UÇK-në (Fjala E Plotë)

0

UASHINGTON – Në një lëvizje të papritur dhe strategjike gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama ka vendosur çështjen e krerëve të UÇK-së në qendër të vëmendjes botërore. Përpara Presidentit Donald Trump, Rama lëshoi akuza të forta ndaj prokurorit Jack Smith, duke e cilësuar procesin në Hagë si një “paturpësi” ndërkombëtare.

Pika E Nxehtë: Paralelizmi Mes Trump Dhe Hashim Thaçit

Gjatë fjalimit të tij, Rama përdori një “gjetje” politike që ka bërë xhiron e mediave: ai lidhi fatin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me betejat ligjore të vetë Donald Trump. Rama kujtoi se Thaçi u arrestua pikërisht kur po nisej për në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje, nga i njëjti prokuror, Jack Smith, i cili udhëhoqi hetimet edhe ndaj Presidentit Trump “.

10 Miliardë Dollarë Për Paqen Dhe Misioni Në Gazë

Ndërsa Trump njoftoi se SHBA do të akordojë një fond prej 10 miliardë dollarësh për Bordin e Paqes, Rama konfirmoi se Shqipëria do të jetë aktive me trupa ushtarake në forcën e stabilizimit në Gazë “. Kryeministri theksoi se ky bord nuk po zëvendëson OKB-në, por po shkund “gjigantin në agoni” për të prodhuar rezultate konkrete për fëmijët palestinezë dhe paqen globale.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NË BORDIN E PAQES

“Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Zoti president, vota plotësisht e harmonizuar, dyptiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme flet vetë për sa e nderuar është Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese të kësaj organizate të re.

Shumë në BE thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar Kombet e Bashkuara, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigant në agoni dhe dashtë Zoti ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Zoti president, ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë propozoj që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë. Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të të pafajshme të lunatizmit të Hamasit të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plakë të historisë në një oazë shprese ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve. Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëjë pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe inë këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.”

Artikulli i mëparshëmKreshma 2026: Kur Fillon, Sa Zgjat, Rregullat e Agjërimit Dhe Kuptimi I Vërtetë I Udhëtimit 40-Ditor Para Pashkës
Artikulli i radhësOperacioni “Ura” Zbardh Lidhjet E Mafias Shqiptare Me Klanet Italiane – 500 Kg Kokainë, 4.5 Milionë Euro Dhe 26 Të Pandehur