Club Brugge është shpallur zyrtarisht kampion i Belgjikës të premten, pasi Pro League e konfirmoi vendimin e muajit të kaluar për të ndërprerë sezonin.
Brugge kishte një epërsi të madhe prej 15 pikë dhe do të zërë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Belgjika ishte vendi i parë në Evropë që përfundoi sezonin në futboll vetëm disa javë pas pezullimit në mes të marsit.
Në anën tjetër, vendi i fundit në renditje Waasland-Beveren do të bie nga liga.