Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain pas shtatë viteve qëndrim në kryeqytetin francez.
Sulmuesi uruguaian ka arritur të fitojë gjashtë tituj të kampionit me Parisin, derisa largohet si një legjendë e francezëve.
33-vjeçarit i skadon kontrata me PSG-në me 30 qershor dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Së fundmi në garë për të nënshkruar me të është futur edhe gjiganti italian Inter.
Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët kanë filluar tanimë kontaktet me agjentin e lojtarit.
Inter po planifikon t’i ofrojë Cavanit një kontratë dy vjeçare me një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon.
Uruguaiani shihet si zëvendësuesi adekuat i Lautaro Martinez i cili pritet të largohet në drejtim të Barcelonës.
Ka qenë vet trajneri Antonio Conte që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e Cavanit si partneritet të Romelu Lukakus.
Gjithsesi Inter duhet ta mposhtë konkurrencën e Atletico Madridit si dhe skuadrave amerikane për transferimin e Cavanit.