Koronavirusi/ Mpiksje të rrezikshme gjaku po shfaqen te pacientët

0

Nga Richard Galpin, BBC

Deri në 30 përqind e pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus po zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut.

Kështu thonë ekspertët mjekësorë.

Ata thonë se mpiksjet, të njohura edhe si trombozë, mund të kontribuojnë në numrin e njerëzve që vdesin.

Inflamacioni i rëndë në mushkëri- një reagim natyral i trupit ndaj virusit- qëndron pas formimit të këtyre mpiksjeve.

Pacientët në mbarë botën po preken nga shumë komplikime mjekësore të virusit, disa prej të cilave mund të jenë fatale.

Virusi po ashtu ka shtuar rastet e trombozës së venave të thella- mpiksje gjaku që zakonisht gjendet në këmbë- e cila mund të jetë e rrezikshme kur fragmentet shpërthejnë dhe lëvizin lart në trup drejt mushkërive, duke bllokuar enët e gjakut.

Artikulli i mëparshëmDëshmia tronditëse e nënës së adoleshentit të dhunuar barbarisht nga policia: Nuk shkoja dot në spital
Artikulli i radhësRikthimi i Superligës, Duka është i bindur: Nga e hëna stërvitje në grup, futbolli nis më 3 qershor