Basha i drejton gishtin Ramës për dhunimin e 15-vjeçarit: Akti i një frikacaku të dështuar

0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e djeshme, ku disa policë dhunuan një 15-vjeçar tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Basha shprehet se e dënon dhunën e ushtruar. Sipas tij dhuna është fytyra e shtetit të Ramës.

Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.

Ky është akti i një frikacaku të dështuar.

Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!”, shkruan Basha.

Skena e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në orën 16.50. Momenti i dhunës është filmuar nga qytetarët të rastit.

Artikulli i mëparshëmMajko: Qëndrimi im për Teatrin, nuk ka ndryshuar!
Artikulli i radhësKLSH thirrje Veliajt: Tërhiqu nga vendimi për shembjen e Teatrit, do të ishte një dëm i pakthyeshëm!