Tek Teatri protestë por Rama ‘bën’ xhiro në kryeqytet: E diel në Tiranë (VIDEO)

0

Një tjetër botë duket ajo që publikon kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Nuk ka zëra qytetarësh, artistësh dhe as ndërkombëtarësh që flasin për Teatrin të ndërhyjnë në videon e tij të postuar rreth orës 13:00 ku shfaq qytetarë që kanë dalë xhiro krejt të qetë pavarësisht asaj çfarë po ndodh tek Teatri Kombëtar.

Një video ‘live’ e ka çuar kryeministrin në të gjitha rrugët kryesore dhe parqe ku ka fëmijë dhe pensionistë që shijojnë të dielën me diell.

Ky është reagimi i shefit të maxhorancës ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë shoqëruar nga policia dhe ka pasur disa herë konfrontim fizik rreth e rrotull Teatrit Kombëtar, i cili u shemb në orën 4:30 të mëngjesit dhe tashmë nuk ekziston më.

Rama Live1
Artikulli i mëparshëmTeatri/ Ambasada britanike mbështet protestën paqësore: Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën
Artikulli i radhësFevziu “godet” qeverinë për prishjen e teatrit