Është lënë i lirë pasi u shoqërua dhùnshëm nga ana e punonjësve të pòlicisë gazetari Alfred Lela. Ky i fundit nuk ishte duke kryer asnjë akt dhùne kur u shoqërua mëngjesin e sotëm me forcë nga ana e pòlicisë, njësoj si të ishte një kríminel.
Lela u mbajt së bashku me ish-deputeten e LSI-së Silva Caka në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas lirimit Lela tha se nuk ndihej mirë dhe do të shkonte përkohësisht drejt banesës së tij.
“Do shkoj në banesë sepse nuk ndjehem mirë. Nëse marr veten nisëm sërish për protestë”, u shpreh Lela, për mediat teksa doli nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.
Në një lidhje për Fax News ish-deputetja Silva Caka tha se ndaj gazetarit Lela është ushtruar dhùnë, dhe ka pasur fraktura në shtyllën kurrizore dhe në qafë, ndërkohë që nuk kishte bërë asgjë që të dhùnohej në mënyrë të tillë nga ana e pòlicisë.
Lidhur me shoqërimin e Lelës, ka pasur dhe një reagim nga Unioni i Gazetarëve, ku thuhet: Dhuna pòlicore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore
Dhuna pòlicore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e pòliceve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet pòlicor.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pavaresisht me, apo pa, uniforme.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem./faxweb.al