Vasili: Qeveria humbet kohë të çmuar, në kulmin e epidemisë

0

Përmes një postimi në “Facebook’, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se pjesë e luftës kundër koronavirusit do të bëhen dhe mjekët e familjes.

Vasili theksoi në deklaratën e tij se qeveria humbi shumë kohë për të pranuar atë cka është kërkuar prej kohësh nga opozita.

MESAZHI I VASILIT


Pse qeveria refuzoi dhunshem testimin dhe perfshirjen e mjekut te familjes te kerkuar me insistim nga ne ??
Pse humben me vetedije kohe kaq te çmuar ne kulmin e pandemise?
Te pranojne qe vepruan marrezisht dhe te marrin pergjegjesite, qe u rendojne perpara shqiptareve.
Te përfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisësh sot 30 mije teste eshte si kofini pas te vjelit.

Artikulli i mëparshëmPse kaq shumë pyetje, vallë?
Artikulli i radhësModeratori i njohur largohet nga drejtimi i emisionit. Shkak bëhen konfliktet me drejtuesit