E veshur me rroba banje Lindsey Vonn ka pozuar pranë qenve të saj gjatë karantinës, duke joshur fansat e saj që kanë shpërthyer me komente në daljen e pazakontë të skiatores. Vonn është duke e përdorur kohën e saj gjatë karantinës në shtëpi për të krijuar një lidhje të fortë me qentë e saj të shpëtimit, por foto, me shumë mundësi, ka forcuar lidhjen e saj me ndjekësit.
35-vjeçarja ish-skiatorja alpine postoi një foto gjatë fundjavës, teksa ishte e relaksuar pranë pishinës me dy miqtë e saj të mbuluar me gëzof. “Perëndim dhe qen të lagur. Të preferuarit e mi,” ka shkruar ajo për të shoqëruar foton.
Qentë për Vonn janë e gjithë bota e saj. Në vitin 2018, ajo tha për ESPN se i merr ato kudo, madje edhe nëpër garat e skive. “Duke patur qenushen time Lucy, ndryshoi zakoni im për të qenë rrugëve”, tha Vonn. “Nuk mendoj të qendroj më në një hotel. Kam tashmë gjithnjë dikë që është i emocionuar të më shohë. Ajo më bën të ndihem më pak vetëm. Nuk e ka idenë nëse bëj apo jo ski dhe rri me mua pa marrë parasysh asgjë. Është e mrekullueshme”.