Nafta rritet në nivelet e para dy muajve – Shkak zbutja e masave të karantinimit/ Bursa për datën 18 Maj 2020

0

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin e tyre më ë lartë dy-mujor të hënën, duke reflektuar rritjen e prodhimit industrial dhe faktin që rihapja e botës pas karantinimit do të nxiste kërkesën.

West Texas Intermediate, standardi amerikan, u rrit me 8.7% në 32.25 dollarë për fuçi. ET. Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 5.4% në 34.52 dollarë.

Naeem Aslam, shefi analist i tregut në Avatrade, tha që kjo ishte një  “ditë e mrekullueshme” si për WTI dhe Brent. “Ekonomia globale po rihapet dhe çmimet e naftës presim që të rikthehen gradualisht afër niveleve të para pandemisë”, tha ai.

Bursa për datën 18 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA297.50+ 35.75
DIESEL296.25+ 33.25
BRENT34.07+ 3.88

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmLindsey Vonn me bikini në pishinë: “Kam gjithmonë dikë që është i emocionuar të më shohë”
Artikulli i radhës20 të arrestuar në disa qytete, çfarë po ndodh