Baret e restorantet dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 21:00, pastaj…

0

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe njëherë oraret për baret e restorantet të cilat janë rihapur më 18 maj.

Sipas shefit të qeverisë, në zonat e kuqe deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja dhe pa autorizim ndërsa në zonat e tjera të vendit, pra të shpallura të gjelbra mund të rrinë hapur dhe përtej orës 21:00.

“Deri në orën 9 është e lirë lëvizja pa autorizim dhe lokalet dhe restorantet në zonat e tjera mund të rrinë hapur dhe përtej orës 9. Në zonat e kuqe dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 9 dhe pastaj dhe më gjatë gjithmonë duke shërbyer jashtë, jo brenda”, deklaroi Rama.

Ditën e djeshme, lokalet dhe restorantet rihapën aktivitetet e tyre, pasi qëndruan të mbyllura për më shumë se dy muaj për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ashtu siç u përcaktua edhe nga protokollet e ministrisë së Shëndetësisë, këto biznese do i duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre nën masa të rrepta sigurie, siç është dhe zbatimi i higjienës, apo dhe shërbimi nga ana e personelit me maska.

Artikulli i mëparshëmVIDEO e tmerrshme: Pamjet e aksionit ‘nazist’ mbi Teatrin Kombëtar
Artikulli i radhësDëshmia e aktorit: Na sulmoi RENEA me armë, na tërhoqën zvarrë në rrugë