Kamarieri i së ardhmes do të jetë një… robot?

0

As gojë, as hundë dhe as dorë, ndërkohë që rreziku i ndotjes është zero.

Kamerieri i ”Gitana Loca” në Sevilje është i përsosur për t’u shërbyer birra klientëve në kohën e një pandemie të koronavirusit.

Por, ai nuk ka zemër sepse është robot.

I ulur në hyrje të barit, makineria përbëhet nga një krah i madh i artikuluar i pajisur me një pincë në fund, në stilin e kapiten Hook-ut.

Roboti kap një filxhan plastik duke e sjellë nën rubinetin e fuçive të birrës, që e mbush plot para se të ta vendosë në tabaka ku klienti e merr.

Në qendër të kryeqytetit andaluzian, roboti ka qenë në shërbim që nga 11 maji datën e fillimit të lehtësimit gradual të kufizimeve në Spanjë, një prej vendeve më të prekura me më shumë se 27 700 të vdekur.

Sevilja është ende në fazën e parë, që autorizon hapjen e tarracave të breve, por me një kapacitet shumë të kufizuar dhe me masa të shumta higjienike dhe të distancimit, transmeton Atsh.

Pronari i ”Gitana Loca”, një bar me kosto të ulëta kishte parashikuar të pajiste një tjetër prej ambienteve të tij me një robot para kufizimit, për të rritur shitjet.

Por, kufizimi u vendos në mes të muajit mars dhe pajisja nuk u arrit të vihej në punë.

Më në fund ne menduam se kjo do të ishte ideale për fazën e parë të lehtësimit të kufizimeve”, theksoi pronari Alberto Martinez.

“I gjithë objektivi, është të shmangim kontaktin mes klientëve dhe të gjitha objekteve (…) menduam se roboti do të ishte perfekt për të shmangur kontaktin me një gotë plastike, dhe që gjithçka të jetë me të vërtetë vetëshërbim “, shtoi ai.

Artikulli i mëparshëm“Il Fatto Quotidiano”: Shembja e Teatrit, pse heshtin autoritetet italiane
Artikulli i radhësBosi i Air Albania, Sinan Idrizi paditet për vjedhje 3.5 milion USD nga milioneri turk