SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar me një vendim të dyshimtë nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila sipas disa ekspertëve ka vendosur për një pronë që nuk e ka pasur as të sajën.
Edvin Kondili do të jetë prokurori që do të hetoj kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK, i cili zyrtarisht ka nisur hetimet. Prokurori Kondili ka kërkuar sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.
Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët. Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar AMT, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.
Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, duke e konsideruar godinën të pavlerë. Po ashtu bëhet me dije se Kondili ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e Bashkisë së Tiranës që është mbajtur për këtë çështje.